Bellucci, në film me De Niro

20/10/2010 19:30

Monica Belluçi dhe Robert De Niro, por edhe i gjithë grupi realizues i filmit “Manual dashurie 3” janë shfaqur në një konferencë për prezantimin e filmit nën regjinë e Giovanni Veronesi.

Shkurti i vitit 2011 është përcaktuar si koha e premierës së filmit ku Belucci interpreton rolin e Violës, vajza e një portiere të pallatit ku jeton Plaçido që interpretohet nga aktori hollivudian Robert De Niro, i cili dashurohet marrëzisht pas saj.

Regjisori italian bën bashkë kështu dy aktorë të cilët kanë shënuar sukses të jashtëzakonshëm në kinematografinë botërore.

Filmi “Manual dashurie 3” po pritet me kërshëri në Itali dhe mendohet që do të jetë një ndër filmat që do arkëtojë më shumë në kinematë italiane në fillim të vitit të ardhshëm.

Ky film shënon edhe rikthimin e Bellucci-t në kinema pasi u bë nënë pak muaj më parë dhe në këtë rikthim të sajin shfaqet në De Niron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA