Kate dhe William, martesa në 2011
19/10/2010 16:10
Princi William dhe e fejuara e tij Kate Middleton do të martohen në verën e ardhshme.
Lajmin e ka bërë të ditur në mënyrë ekskluzive tabloidi “Daily Mirror”.
Sipas gazetës, data e saktë e dasmës do të lajmërohet në fillim të 2011-ës.
Një burim pranë çiftit, që rrinë bashkë prej tetë vitesh, ka rrëfyer se “William ka kuptuar se nuk mund të lërë më të presë Kate”.
“Ai e di që ajo është vajza e duhur për të. Vendi i dasmës do të jetë, kisha e Westminster”, është shprehur burimi.
Top Channel