Celine Dion shtrohet në spital
19/10/2010 09:45
Celine Dion është shtruar në spital në Florida për të kryer lindjen para kohe të binjakëve të saj.
Një bashkëpunëtor i saj ka shpjeguar se Celine ndodhet në St. Mary’s Medical Center në West Palm Beach, në Florida me këshillë të gjinekologëve që e kanë ndjekur gjatë shtatzanisë së saj.
Këngëtarja kanadeze ka njoftuar në fillim të vitit se ishte shtatzanë me binjakë, pas shumë vitesh përpjekje për të mbetur shtatzënë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Rene Angelil, janë prindër të një djali 9 vjec.
Top Channel