“Niet” divorc mes Putin dhe bashkëshortes
18/10/2010 09:20
Ka një video zyrtare për të përgenjshtruar një prej thashethemeve më të fundit të përhapura në Rusi rreth divorcit mes Vladimit Putin dhe bashkëshortes së tij Lyudmila.
Në videon e postuar në faqen e qeverisë hidhen poshtë zërat për një ndarje të mundshme.
Cifti vitet e fundit është parë shumë rrallë në publik, duke bërë që shtypi të aludojë rreth një divorci sekret dhe martesës me kampionen olimpike Alina Kabayeva.
Kryeministri 58-vjecar u martua me Lyudmila, 52-vjecare, ish-stjuardese në vitin 1983 dhe kanë dy vajza.
Top Channel