Në Çamëri për t’u shkolluar greqisht

18/10/2010 20:05

Harresa shpesh mund të shkojë përtej varfërisë, përtej izolimit, e mungesës së infrastrukturës rrugore, përtej një shkolle të rrënuar, harresa shpesh mund të shkojë deri aty sa të hedhi tutje shkollën shqipe për të zgjedhur atë greke, si e vetmja mundësi për t’i garantuar vetes një të ardhme të sigurtë.

Jo larg kufirit me Greqinë në rrethin e Sarandës shtrihet Markati. E njohur si komunë e banuar nga popullsi çame, prej 19 vitesh fshatrat e saj të harruar jetojnë më shumë si pjese e shtetit grek sesa e atij shqiptar. Në të gjithë komunën e thellë me rreth 4 mijë banorë nuk ka një shkollë të mesme, e të izoluar nga një rrugë që i përngjan më shumë një shtegu bagëtish dhe ku vetëm me fuoristradë mund të udhëtosh, banorët kanë gjetur shpëtimin tek vendi fqinj i cili ndodhet jo më larg se 20 minuta në këmbë. Në kohën e komunizmit nxënësit e kësaj komune qendronin në konvikt në Konsipol, por pas shkatërrimit të tij Greqia mbeti zgjidhja e vetme.

Janari është fshati më i afërt me kufirin që ka edhe numrin më të madh të nxënësve që frekuentojnë shkollat greke.

“Që nga viti 91 – 92 nuk ka më asnjë nxënës nga Janjari qe shkon ne shkolle te mesme ne Shqiperi”, shprehet një banor.

Edhe pse më dhimbje, ata pranojnë realitetin si një zgjedhje jo e dëshiruar, por e imponuar nga realiteti.

“Ikën edhe ata që ishin në tetë vjeçare, ikën në Greqi”, thotë banori.

Godina e shkollës fillore në qendër të fshatit është kthyer në një rrënojë që mezi mbahet në këmbë. Në këto kushte, prindërit kanë gjetur si zgjidhje shkollimin në shkollat greke. Në fund të fundit më mirë në një shkollë greke sesa i pashkolluar.

“Greqia me qellime ka ecur gjithe jeten me Shqiperine, por e verteta eshte qe keto familje sot e ndjejne si ndihme kete qe u behet per femijet e tyre”, thekson banori.

Të tjerë janë edhe me dyshues për atë që po ndodh.

“Kështu detyrohemi dhe ne të mësojmë dy llafe dhe t’u përgjigjemi se është harruar komplet gjuha shqipe”, thotë banori.

Disa qindra metra me tej, ne kufi, nisin te kthehen disa nga nxenesit e fshatit.

“Sa nxënës shqiptarë ka që bëjnë mësim nga të gjitha fshatrat jo vetëm nga Janjari që bëjnë mësim në Filat? Në shkollën time mund të jenë 90 përqind shqiptarë dhe 10 përqind greke. Neve shteti grek na ka bërë mundësinë, na sjellin taksitë këtu, vimë çdo të premte dhe të dielë dhe pagimet i bën shteti grek. Neve nuk kemi probleme për gjëra të tilla nuk kemi të paguajmë transporte, asgjë”, tregon një prej nxënësve.

Sot kane ardhur vetem disa nxenes, te tjeret kane qendruar ne Greqi. Fakti thuajse i habitshem se shkolla greke perbehet nga thuajse 90 perqind shqiptare na ben te udhetojme disa dite me pas drejt Filatit, qytetit çam që ndodhet ne Greqi e ku femijet shqiptare shkojne per te mesuar greqisht.

Me te mberritur, fakti i pare qe mesojme eshte se pagesa per shkollen eshte qesharake ne krahasim me kushtet qe u ofrohen shqiptareve. Ata thone se perbejne shumicen e nxenesve dhe duket se kjo shkolle mbahet e hapur vetem prej tyre, pasi greket te vetem nuk plotesojne numrin e nevojshem.

“Këtu paguaj 25 euro, kam një ushqim që as nëna ime s’ma bën atë ushqim, çdo gjë është e përkryer këtu, daç nga higjena, daç nga kushtet çdo gjë”, thotë nxënësi.

Shumica e nxenesve jane nga Janjari dhe komuna Markat, por vec tyre ka edhe nga zona te tjera te jugut te cilet tregojne se kane ardhur ketu per shkak te kushteve me te mira dhe pageses se papaperfillshme. Aq me teper qe shteti grek ne menyre me shume se te çuditshme vec konviktit, ushqimit, shkollimit gjithcka per 25 euro ne muaj merr persiper te paguaje dy here ne jave edhe taksite e te gjithe nxenesve vec e vec deri ne kufi pavaresisht largesise dhe pikes doganore nga ata duan te kalojne.

Drejtoresha e shkolles tregohet e kujdesshme, duke vleresuar rolin e nxenesve shqiptare, por duke mos permendur ne asnje moment faktin qe ata perbejne shumicen derrmuese por as persen e ketij favorizimi jo te vogel financiar.

“Përpiqemi gjithashtu që t’i fusim sa më shumë brenda komunitetit të nxënësve, por edhe që t’u japim një kulturë më të gjerë, ose sa më shumë stimuj kulturorë, kjo edhe për grekët. Kuptohet që nuk ka asnjë ndarje midis grekëve dhe shqiptarëve, jemi të gjithë një ekip dhe si i tillë veprojmë”, shprehet drejtoresha.

Largohemi nga filati, toka shqiptare ku shqiptaret mesojne greqisht. Pa fajesuar greket qe sic thote populli gjejne shesh e bejne pershesh, aq me pak nxenesit te cilet kane zgjedhur kete alternative per te mos mbetur pa shkolle, por duke fajesuar qeverite e njepasnjeshme shqiptare, te cilat jane pergjegjese per ate qe po ndodh sot jo vetem ne Janjar, e komunen Markat, por edhe ne fshatra te tjere te zonave kufitare.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA