Kadilli: Në krizë është vetëm opozita

18/10/2010 21:55

Deputeti i PD, Fatbardh Kadilli ka deklaruar se politika shqiptare ndodhet në krizë për shkak të qëndrimeve absurde të PS dhe kryetarit të saj Edi Rama.

“Këtu s’ka asgjë të re. Kemi vetëm një akt më tepër të një strategjie që Rama ka zgjedhur për të ruajtur postin e tij”, ka pohuar Kadilli.

Ai ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme që kërkohen nga opozita janë të panevojshme, pasi ato të 28 qershorit ishin më të mirat.

“Ne kemi përballë një palë zgjedhje që provon se cili elektorat mbështetet dhe PS shpif dhe vendos të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme lokale”, ka nënvizuar Kadilli.

Deputeti demokrat ka shtuar më tej se PD ka treguar gatishmërinë e saj për bashkëpunim, duke i ofruar opozitës mundësinë të zgjedhë se si e do Kodin Zgjedhor.

Top Channel