Bosnja, dritë jeshile për filmin e Angelina Jolie
18/10/2010 17:05
Ministri i Kulturës së Federatës së Bosnje Hercegovinës, Gavrilo Grahovac, ka firmosur sot një autorizim për fillimin e regjistrimeve të filmit “Histori dashurie pa titull”, i drejtuar nga Angelina Jolie.
Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Fena”.
Filmi i Jolie u ndalua disa ditë më parë pas protestës së shoqatës së grave viktima të luftës së Bosnjes, të cilat ishin shprehur kundër regjistrimeve.
Në këtë film Jolie ka bërë edhe skenografinë.
Top Channel