Aniston këshillon Cox për martesën
18/10/2010 12:45
Jennifer Aniston ka vuajtur shumë për divorcin e saj me Brad Pitt. Ndoshta për këtë arsye ajo i është lutur mikes së saj të zemrës, Courteney Cox,që të provojë të shpëtojë martesën e saj me David Arquette.
Mesa duket këshillat e Jenn i kanë shërbyer shoqes së saj, e cila sipas një burimi anonim është takuar në Los Angeles me David.
Qëllimi i takimit duhet të jetë gjetja e një rrugë të përbashkët për ta mbajtur në këmbë martesën duke qenë edhe vajza e tyre Coco në mes.
Ndërkohë një burim pranë ciftit thotë se martesa e tyre ka qenë e vështirë për faj të Arquette dhe sindromës së tij të Piter Pan.
Top Channel