
Është përmbledhur për herë të parë e gjithë krijimtaria artistike e shkrimtarit dhe albanologut Martin Camaj.
Veprat e tij janë paraqitur në 10 vëllime nga shtëpia botuese “Onufri”, ku mes të tjerash gjenden romane, si ai i titulluar “Rrathë”, vepra “Dranja” e konsideruar nga autori si më e vështira që ka shkruar, por edhe poezi e novela.
Vepra artistike e Camajt u përmblodh nga Bardhyl Demiraj, profesor në Katedrën e Gjuhës Shqipe të Mynihut, katedër e hapur nga Martin Camaj.
Përpos letërsisë artistike, studimet akademike të Martin Camajt iu dedikuan kryesisht gjuhës shqipe dhe dialekteve të saj, kryesisht atyre të Italisë së Jugut, ku studioi dhe punoi për disa vite.
Pas studimeve në Shkodër, Beograd e Romë, Martin Camaj u transferua në Mynih, ku u bë profesor i studimeve albanologjike. Veprimtaria e tij shtrihet në 45 vite. Camaj u lind në 1925-ën në Dukagjin dhe nda nga jeta në Mynih në vitin 1992.
Top Channel