Willis: Jam një dembel i vërtetë

15/10/2010 17:10

Bruce Willis ka xhiruar një numër rekord filmash por që pas martesës me modelen britanike ai është bërë më dembel dhe preferon ta kalojë një pjesë të madhe të kohës pa punuar.

“Shumicën e herëve kur më shikoni mua në një film përballë kameras, në të vërtetë unë jam në shtëpi me gruan time. Jam 55 vjec ne moshë por në mendje ndihem si 25. Më pëlqen të jem dembel dhe i dashuroj momenet kur nuk jam para kameras”, shprehet ish bashkëshorti i Demi Moore.

Ai shprehet gjithashtu se në shtëpi i pëlqen të rrijë me pizhama dhe jo me xhinse, pasi kjo e bën të ndihet më komod. “Dhe në qoftë se më pëlqen një pije e bëj në shtëpi, nuk dal jashtë. Më pëlqen të rri në shtëpi, i distancuar nga shoqëria”, përfundon Willis.

Top Channel