Madonna kërkon shtëpi në Itali

15/10/2010 10:45

Personazhe VIP dhe yje përtej Oqeanit janë gjithnjë e më të dashuruar me Italinë.

Pas George Clooney-t, Brad Pitt e Angelina Jolie edhe Madonna po mendon të blejë një shtëpi të sajën në fqinjin tonë perëndimor.

Madonna kërkon që shtëpia e saj të jetë pranë një liqeni, e rrethuar nga gjelbërimi dhe që të garantojë privatësi maksimale. Këngëtarja kërkon që të kalojë pushimet e saj në Itali larg syve të botës, në qetësinë dhe kënaqësinë e saj.

Top Channel