Audrey Hepburn, pullat postare në ankand

15/10/2010 20:35

Dalin në ankand 10 pulla postare të dedikuara për aktoren amerikane Audrey Hepburn.

Sipas parashikimeve, shuma e blerjes mund të shkojë në 1 milionë euro. Bëhet fjalë për pullat e fundit nga 14 milionë të hedhura në treg me imazhin e aktores së suksesshme, e cila ndërroi jetë në vitin 1993.

Këto pulla postare u hodhën në qarkullim në vitin 2001 nga postat gjermane. Paratë e ankandit do shkojnë në llogari të Unesco-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA