Denise Richards: Vajzat, prioriteti im

14/10/2010 16:40

Për aktoren Denise Richards, dy vajzat e saj, Sam 6 vjece dhe Lola 5, janë prioriteti më i madh në jetë.

“Jam një mama shumë e përkushtuar dhe ato janë të parat në mendjen time”, thekson bukuroshja e ndarë nga aktori Charlie Sheen. Në vijim ajo shton se nuk ka nisur të shoqërohet me asnjë mashkull dhe një gjë të tillë do ta bëjë kur të bëhet fjalë për një lidhje vërtet serioze.

Richards u nda nga Sheen në vitin 2006 pas 4 viteve martesë. “Ne hamë drekë dhe darkë në të njëjtën kohë dhe gjithashtu diskutojmë. Vajzat e mija thonë përherë gjëra interesante”, shton aktorja.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA