Colin Farrell ndahet me partneren
14/10/2010 13:30
U njohën në vitin 2008 në sheshxhirimin e një filmi dhe vetëm pas një viti sollën në jetë djalin e tyre Henry.
Por tani duket se ka ardhur momenti i ndarjes për Colin Farrell dhe aktoren polake Alicja Bachleda-Curus.
Dukej se ylli i kinemasë i kishte zgjidhur problemet me alkoolin dhe kishte gjetur qetësinë për të jetuar një lidhje serioze. Duke patur në krah vajzën e ëndrrave të tij, Farrell ishte transformuar nga një ‘bad boy’ në princin e kaltër.
Shkak për ndarjen është bërë tradhëtia e Farrell, i cili është cmendur për Agyness Deyn,një supermodele angleze.
Top Channel