Arquette, i sinqertë me të bijën për divorcin
14/10/2010 16:15
David Arquette nuk i ka fshehur asgjë të bijës 6-vjecare Coco pas ndarjes nga bashkëshortja Courteney Cox.
Në një intervistë të dhënë për një radio ai thekson: “Ne shkuam në plazh për një piknik dhe unë i shpjegoja vajzës situatën. I thashë se ndonjëherë edhe të rriturit kanë nevojë për hapësira”.
Aktori shton se i ka bërë me dije vajzës se ndoshta ndarja nuk do të zgjasë përgjithmonë. “Ajo më tha: ju meshkujt e kërkoni divorcin? Unë i thashë: Jo, nuk e kërkojmë ne, por të dyja palët duan të rrinë disa kohë vetëm dhe të njohin më mirë vehten për të vendosur cfarë do të bëjnë më pas”.
11 vjet ka zgjatur martesa mes Arquette dhe Cox, të cilët njoftuan këtë javë divorcin.
Top Channel