Moore shet dy piktura të koleksionit të saj
13/10/2010 17:25
Demi Moore do të nxjerrë në shitje dy piktura që i përkasin koleksionit të saj. Nga dy veprat aktorja pritet të marrë rreth 1 milion e 700 mijë dollarë.
Shtëpia e ankandit “Sotheby” ka bërë të ditur se kuadrot i përkasin dy piktorëve europianë të viteve 800, francezit William Bouguereau dhe belgut Alfred Stevens.
Veprat do të shiten në një ankand në Nju Jork që do të zhvillohet më 4 nëntor.
Top Channel