Clint Eastwood ka pritur dhjetra vjet për të realizuar ëndrrën. Regjisori i famshëm do xhirojë një film për jetën e ish idhullit të tij, drejtorit legjendar të FBI-se, Edgar Hoover.
Personazhi kontrovers që skedoi mijëra amerikanë dhe të huaj të pafajshëm, do të interpretohet nga Leonardo di Caprio. Clint Eastwood përgënjeshtroi lajmin se në rolin e mikut të Hoover, Clyde Tolson, do të luajë Joaquin Phoenix. Miqesia mes Hoover dhe Tolson zgjati gjithë jetën, por thashethemet se Edgar ishte homoseksual, dolën vetëm pas vdekjes së tij në moshën 72 vjecare.
Sipas Eastwood, Hoover ishte një njeri shumë kompleks por një gjë të tillë e zbuloi shumë vonë pasi deri në vitet ’60 ishte një ikonë për amerikanët. “Kujtoj albumet me foto në vegjëli ku ai shfaqej me një mitraloz në dorë sepse ishte tmerri i gangsterëve”, thekson regjisori.
Di Caprio po e përgatit rolin duke lexuar shumë libra historikë rreth jetës së tij, duke nisur që nga vitet ’30. Hoover e drejtoi FBI-në për rreth 40 vjet me dorë të hekurt, duke marrë dhe nofkën “perandori”.
Top Channel