Williams: 20 vite karrierë në albumin e fundit

12/10/2010 17:55

Del në treg albumi i Robbie Williams, “In and out of consciousness -The Greatest Hits 1990-2010” që celebron 20 vite karrierë të këngëtarit britanik.

“Jam martuar, rikthehem tek Take That dhe jam i lumtur. Në këtë album përmblidhen kapitujt e jetës time, kujtimet dhe rrudhat e mija”, shprehet Williams. Albumi është paraprirë nga kënga “Shame” ku këndon edhe Gary Barlow, me të cilin Robie buk kishte kënduar që në vitin 1995.

“Në moshën 16 vjecare talenti im më i madh ishte të vihesha në dukje. Isha një djalë me shumë ambicje dhe me dëshira të mëdha. Nuk studioja shumë. Kam dashur përherë të jem në qendër të vëmendjes me performancat muzikore dhe po të mos isha kështu nuk do kisha pasur sukses me Take That dhe në karrierën solo”, shton Williams.

Kur e pyesin për këngën më të bukur, ai nuk ka dyshime, “Angels sepse më përshkruan 100 përqind. Deri tani ka qenë suksesi im më i madh. Flet për jetën dhe vdekjen që janë pjesë e gjithsecilit”.

Top Channel