TIA: Partitë të merren me reformën zgjedhore
12/10/2010 10:45
‘Transparency International Albania’ publikon një raport mbi veprimtarinë e partive politike. Sipas TIA-s podiumet e partive politike po zëvendësojnë institucionet e drejtësisë.
“Partitë të mos merren me akuza të ndërsjella, por të përqendrohen te reforma zgjedhore dhe të nisin menjëherë dialogun për zgjedhjet”, thuhet në raport.
Sipas TIA-s, një hap tjetër që duhet të hidhet është heqja e imunitetit parlamentar, ndërkohë që ftohen partitë që të depozitojnë në prokurori informacionet mbi shkeljet e ligjit.
TIA kërkon prej partive që të plotësojnë rekomandimet e publikuara nga OSBE-ODIHR.
Top Channel