Moore e Kutcher, udhëtim shpirtëror në Izrael

12/10/2010 10:00

Demi Moore e Ashton Kutcher kanë vendosur që të marrin pak pushim dhe do të bëjnë një udhëtim shpirtëror në Izrael në kërkim të energjisë që mund të forcojë lidhjen.

Për të shuar zërat për krizë bashkëshortore, cifti po tregohet më i bashkuar se kurrë, sidomos nga këndvështrimi shpirtëror.

Por realisht shtypi thotë se udhëtimi në Izrael nuk ka qenë i organizuar për të shpëtuar martesën, por Kutcher do të marrë pjesë në një konferencë dhe Demi do ta shoqërojë.

Top Channel