Michael Lohan: Lindsay nuk duhet të luajë në “Inferno”

12/10/2010 15:55

I ati i aktores, Lindsay Lohan, Michael Lohan nuk dëshiron që e bija të luajë në një film tragjik si ai në rolin e Linda Lovelace për shkak të problemeve që po kalon.

Lohan ndodhet në një qendër rehabilitimi dhe Michael mendon se roli në projektin “Inferno” do ta përkeqësonte gjendjen e Lindsay. “Pse një vajzë si Lindsay duhet të luajë në rolin e një ylli pornografie?”, shprehet ai.

Në vijim Michael shton se asnjë baba nuk do dëshironte ta shikonte vajzën në një rol të tillë. “Hapi më i zgjuar që duhet të bëjë Lindsay, është që të marrë disa kohë pushim”, vijon 50 vjecari.

Në fund të intervistës, i ati i aktores shton se lidhja e vajzës me Samantha Ronson, i ka shkaktuar asaj shumë probleme.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA