Freeman do nderohet me cmimin prestigjoz Afi

12/10/2010 16:10

Morgan Freeman do nderohet me cmimin më prestigjoz amerikan në fushën e kinematografië.

Në datën 9 qershor aktori me ngjyrë do marrë cmimin “American Film Institute’s Life Achievement” (Afi).

“Morgan Freeman është një trashëgimi e SHBA-së pasi dhuntia e tij artistike ka transmetuar emocione të forta duke e bërë një ikonë të kinemasë”, shprehet numri një i Afi-t, Howard Stringer.

73 vjecari Freeman është i dyti afroamerikan që do marrë këtë cmim pas Sidney Poitier që e fitoi në vitin 1992. Ai e nisi karrierën 40 vjet më parë dhe ka fituar cmimin Oscar si aktori më i mirë protagonist në vitin 2004 me filmin “Million Dollar Baby”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA