Bruni: Për Sarkozi bëhem shtëpiake

12/10/2010 18:50

“Gatuaj për bashkëshortin tim spageti me domate. Kuzhinierët francezë janë të jashtëzakonshëm, por makaronat janë italiane”.

Kështu është shprehur në një intervistë ekskluzive për “Diva e Donna”, zonja e parë franceze ku tregon anën e saj “shtëpiake” në krahë të Nicolas Sarkozy.

“Bëjmë shpesh shaka, por i ruajmë batutat brenda mureve të shtëpisë. Politika nuk e ka sensin e humorizmit”, thotë Bruni.

“Për mua thuhen shumë budallallëqe, por nuk mërzitem, nuk ja vlen”, shton Bruni.

“Bashkëshortim im? Mjafton ta shikosh për ta dashur”, shprehet ajo.

Top Channel