Liverpool, statujë në nder të John Lennon

11/10/2010 11:35

Qyteti i Liverpool nderon ish djalin e tij dhe liderin e Beatles, Joh Lennon me një statujë.

Ditën e djeshme Lennon do të mbushte 70 vjec dhe për këtë, drejtuesit e qytetit-port kanë vendosur të nderojnë figurën e tij me një statujë dhe një pëllumb.

Monumenti është inauguruar nga bashkëshortja e tij e parë Cynthia, ndërsa Yoko Ono organizoi një koncert në Islandë. “Duhet të ndalemi duke na ardhur keq për atë që i ndodhi dhe të mendojmë për lumturinë që dhuroi me muzikën e tij”, u shpreh 71 vjecarja Cynthia.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA