
Julia Roberts, tashmë 45 vjeç, tundohet për të bërë diçka ndryshe përveç
aktores, profesion me të cilin ka bërë për vete adhurues në mbarë
botën.
Kështu, së fundmi ajo ka prodhuar një serial që mban firmën e saj dhe që do të transmetohet në stacionin televiziv amerikan ABC. Seriali është një përshtatje në ditët e sotme e veprës së William Shakspeare, “Zbutja e Kryeneçes”.
Më tepër një sit-com, prodhimi televiziv tregon jetën e përditshme të disa punonjësve të një zyre, që përpiqen të mos prishin marrëdhëniet me shefen e tyre, që ka një sjellje të sertë e autoritare.
Megjithatë, kjo nuk është eksperienca e parë e Roberts në televizion, pasi “gruaja e bukur” në vitin 2003 ka prodhuar serialin “Queens Supreme” për rrjetin televiziv CBS.
Top Channel