Ministri Arsimit, Myqerem Tafaj me rastin e nisjes së vitit të ri akademik ka uruar studentët dhe pedagogët për suksese.
“Dëshiroj t’u uroj studentëve, e në mënyrë të veçantë ata që nisin këtë vit udhën e bukur të studimeve universitare. Në universitetet tona publike këtë vit janë regjistruar rreth 21 mijë studentë të rinj me kohë të plotë. Qeveria planifikon të akordoi rreth 8130 kuota për studimet me kohë të pjesshme për nivelin e parë të studimeve univesitare, ndërsa në studimet universitare të nivelit të dytë, ose Master deri tani janë miratuar rreth 10.600 kuota. Këtë vit universitetet tona do të pranojnë rreth 40 mijë studentë në nivelin e parë dhe të dytë të studimeve universitare”, deklaroi në një konferencë për shtyp, ministri Tafaj.
Top Channel