KESH: Rriten prurjet në Vaun e Dejës
10/10/2010 09:25
Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare ka raportuar mëngjesin e sotëm situatën në liqenet e vendit, ku spikat ajo në Vaun e Dejës.
Sipas KESH, niveli i ujit në këtë liqen nuk është shumë i lartë, 74.23 metra, por prurjet dhe shkarkimet janë më të larta se ato të liqeneve të tjera, përkatësisht 1400 dhe 900 metër kub për sekondë.
Situata më e qetë paraqitet në liqenin e Fierzës, ku niveli i ujit është 289 metra, prurjet 540 metër kub për sekondë dhe shkarkimet 1100 m3/s.
Ndërsa për situatën në Koman të dhënat tregojnë: niveli 170.60 metra, prurjet 1200 m3/s dhe shkarkimet 1260 m3/s.
Top Channel