Vic, e dashuruar: David është perfekt

09/10/2010 12:25

Victoria Adams hapet për ‘Daily Mirror’ dhe flet për bashkëshortin e saj David Beckham, duke treguar se dashuria e tyre është shumë e fortë, pavarësisht thashethemeve për një lidhje të futbollistit me boshnjaken Irma Nici.

“Besoj se bashkëshorti im është kaq perfekt sa njerëzit duan patjetër që t’i gjejnë një defekt”, thotë Victoria.

Madje ajo rrëfen se një ditë më parë ndërsa David ishte ulur në fund të krevatit, totalisht i zhveshur dhe po dërgonte një e-mail, Vic ishte magjepsur sërish pas tij, pas lëkurës së nxirë, trupit me tatuazhe dhe flokëve të pakrehur.

“Ai duket i mrekullueshëm, si në mëngjes, si në darkë. Nuk mund të jetë i shëmtuar asnjëherë”, thotë Vic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA