Putin, kalendar nga studentet për ditelindjen

08/10/2010 09:25

Kryeministri rus, Vladimir Putin ka marrë një dhuratë mjaft të vecantë për 58 vjetorin e lindjes së tij.

Disa vajza kanë pozuar me të brendshme duke krijuar një kalendar vetëm për zyrtarin ekzekutiv të Kremlinit, i cili mund ta shfletojë për 12 muaj rresht.

Ideja është e studenteve të fakultetit të gazetarisë në Universitetin e Moskës, të cilat kanë dashur të tregojnë mbështetjen ndaj kryeministrit. “Vladimir Vladimirovich, We Love You” është urimi special i studenteve ndaj ish presidentit.

Sigurisht që dekoltetë e studenteve nuk mund të konkurrojnë me dhuratën që Marilyn Monroe i bëri presidentit amerikan të asaj kohe, John Kennedy. Kalendari ka dalë në shitje në disa supermarkete për rreth 6 euro.

FOTO GALERI
1/2
Putin, kalendar nga studentet për ditlindjen

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA