Pensionet e ushtarakëve, vijojnë debatet

08/10/2010 20:10

Aleanca e Ushtarakëve Shqiptarë, në 1 vjetorin e krijimit të saj, i ka kërkuar sërish qeverisë shqiptare rishikimin e të drejtave të mohuara për pensionet.

“Kërkojmë garantimin e sigurimeve shoqërore, rrogat mesatare dhe pensionet”, ka deklaruar kryetari i shoqatës.

Në përfundim të aktivitetit, Aleanca ka vlerësuar rolin e disa ushtarakëve me certifikata mirërnjohjeje.

Përvec emrave të ish-ushtarakëve Gjergj Titani e Veli Llakaj, Aleanca ka vlerësuar edhe rolin e Myslym Pashaj për ndihmesën e madhe që dha gjatë këtij viti për prishjen e marrëveshjes detare me Greqinë.

Top Channel