Imami: Transformim i ushtrisë

08/10/2010 19:55

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka deklaruar gjatë një konfernce për shtyp se brenda vitit 2010, Shqipëria do të rregjistrojë 19 mijë e 400 tonelata municione të shkatërruara.

Gjatë prezantimit të ecurisë së reformave dhe modernizmit në fushën ushtarake, Imami ka deklaruar se, Forcat e Armatosura po specializohen për t’i dhënë ndihmë komunitetit në raste fatkeqësish dhe sulmesh terroriste.

“Hartimi i një doktrine të plotë të Emergjencave Civile. FASH duhet të specializohen në ndihmë ndaj komunitetit në raste tërmetesh, përmbytjesh, zjarresh, sulmi terrorist, etj. Ky funksion i FASH duhet të kthehet në kapacitet jo vetëm kombëtar, por ambicja jonë është të konsolidojmë një projekt Emergjencash Civile të përbashket për vendet e Rajonit”, ka pohuar Imami.

Imami ka vlerësuar dy projektet më të mëdha të këtij viti në fushën e ushtrisë. Blerjen e pesë helikopterëve, që është kontrata më e madhe në fushën e mbrojtjes deri më tani, si edhe krijimin për herë të parë të strukturës ndërinstitucionale të kontrollit të hapsirës detare ku patrullimi bëhet me anijet moderne holandeze.

Top Channel