Vietnam, moti i keq, 28 viktima

07/10/2010 02:40

Shirat e fuqishëm kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 28 personave në Vietnamin Qendror.

Autoritetet vendase të cituara nga mediat ndërkombëtare pohojnë se bilanci mund të përkeqësohet edhe më tej, pasi 7 persona rezultojnë të zhdukur. Ndërkohë mbi 70 mijë banorë kanë mbetur të pastrehë si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë disa zona.

Kryeministri vendas kërkoi masa ekstreme për t’u përballur me katastrofën natyrore, ndërkohë që në zonën e goditur nga moti i keq kanë mbërritur grupet e shpëtimit si dhe forca të shumta ushtarake që i asistojnë ato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA