Theron shoqërohet më Eric Thal

07/10/2010 17:45

Bukuroshja afrikano-jugore Charlize Theron ka nisur të frekuentohet me kolegun Eric Thal?

Mediat amerikane citojnë disa burime ende të pasigurta, sipas të cilave, Theron nuk është me single. 35 vjecarja dhe 45 vjecari nuk janë shfaqur në publik bashkë por sipas një burimi, ata kënë të përbashkët dashurinë për bujqësinë, pasi të dy zotërojnë ferma.

“Të dy duan të largohen nga Hollywood-i dhe të shkojë në fermën që ndodhet në New York”, thekson burimi. Theron e mbylli lidhjen me Stuart Townsend gjatë këtij viti pas pothuajse një dekade.

Top Channel