Sekuestro basteve të Prudentinos

07/10/2010 16:35

Prokuroria e Përgjithshme, njoftoi te tjera sekuestro per llogari te hetimeve ndaj Albino Prudentino, vënë nën akuzën e “pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Sekuestrot kane prekur edhe aktivitetet tregtare te djalit te tij, Angelo Prudentino, i cili pas ketyre hetimeve rezulton të jetë apo të ketë qenë aksioner, dhe konkretisht ndaj shoqerisë anonime te llotarive sportive ‘Betting System Albania’ dhe ‘Bet Plus’.

Gjithashtu, prokuria ka sqaruar se ne zbatim te ligjit Antimafia, Gjykata e Krimeve te Rënda, pas kerkeses se Prokurorise ka vendosur t’i jape te drejte prokurorise per kete kerkese.

Prokuroria e Pergjithshme ka deklaruar se, eshte duke grumbulluar prova te mëtejshme ndaj personave të përfshirë në veprimtari të pastrimit të produkteve të veprës penale si dhe për identifikimin dhe sekuestrimin e të gjitha pasurive të disponuara nga personat nën hetim apo lidhjet e tyre në zbatim të ligjit “Antimafia”.

Edhe pse mbrojtja e te pandehurit prudentino deklaroi se djali i te arrestuarit eshte i lire ne biznbesin e tij dhe nuk ka lidhje me te atin, prokuroria shqiptare vuri ne zbatim ligjin qe kaloi vetem pak muaj me pare, i njohur si ligji Antimafia.

Top Channel