Lady Gaga, tmerr nga shpirtrat dhe fantazmat

07/10/2010 15:35

Lady Gaga njihet për skenat ekstravagante të koncerteve të saj, madje shpesh herë ka tmerruar edhe fansat për shkak të sjelljeve kanibale. Por a ka frikë apo fobi nga dicka, vetë këngëtarja?

Sipas tevistës “Grazia”, këngëtarja tmerrohet nga shpirtrat e këqinj dhe gjatë turneve të saj, në hotele ajo paguan një eskortë të madhe që të kontrollojë dhomën para se të akomodohet. 24 vjecarja e cila beson në përjetësinë e shpirtit, ka shpenzuar edhe 47 mijë dollarë për një pajisje që identifikon fenemonet paranormale.

“Ajo beson në fenomenet paranormale dhe nuk do të rrezikojë kur ecën në rrugë. Eshtë shumë e rëndësishme për të të mos kontaktojë më shpirtrat”, shprehet një burim. Gaga ka punësuar gjithashtu një kimist të NASA-s për këtë problem.

Top Channel