Forbes: Michelle Obama, gruaja më e fuqishme

07/10/2010 10:00

Zonja e Parë Michelle Obama udhëheq klasifikimin vjetor të grave më të fuqishme të bërë nga revista “Forbes”.

Në vendin e dytë është biznesmenia Irene Rosenfeld (Kraft Foods), ndërsa në të tretin drejtuesja televizive Oprah Winfrey.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila vjet mbante kryesimin, është në vend të katërt, duke lënë pas sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“Michelle Obama ka transformuar postin e zonjës së parë me forcën e personalitetit të vet”, ka shpjeguar Forbes.

Top Channel