Ekuador, policët menduan vrasjen e presidentit

07/10/2010 02:00

Policët që morën peng presidentin para pak ditësh në Ekuador menduan vrasjen e tij.

Ky është lajmi që njoftohet nga agjencia shtetërore e lajmeve në Ekuador, e cila shton më tej se gjatë zbardhjes së inçizimeve të bisedave mes policëve që morën penga presidentin Rafael Korrea për më shumë se 11 orë, është diskutuar edhe mundësia e vrasjes së tij.

Policët rebelë protestuan në rrugët e Ekuadorit pak ditë më parë për të kundërshtuar masat shtrënguese të ndërmarra prej presidentit Korrea. Korrea në përpjekje për të qetësuar situatën doli para turmës, por disa elementë nga protestuesit e sulmuan atë me gas lotsjellës. Ai u shoqërua më pas në spital ku u mbajt nën mbikëqyrje prej policëve që kërkon tërheqjen nga vendimi për shkurtimin e bonuseve dhe të kompensimeve. Por ndërhyrja e ushtrisë shtypi revoltën e policëve. Pas kësaj presidenti Korrea e quajti tentativën e policëve një grusht shteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA