Ekuador, 40 policë në burg

07/10/2010 04:45

Mbi 40 punonjës të policisë ekuadoriane u shoqëruan në burg si përgjegjës për revoltën që çoi në pengmarrjen për më shumë se 11 orë të presidentit Korrea javën e shkuar.

Sipas ministrit të brendshëm vendas, të gjithë personat u shoqëruan për t’u marrë në pyetje e për të vendosur më pas nëse ndaj tyre do të ngrihet ndonëj akuzë.

Ndërhyrja e ushtrisë vendase zgjidhi situatën e krijuar nga revolta e policisë, që presidenti vendas vazhdon të quajë një tentativë për grusht shteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA