Brace: Qeveria, vendime klienteliste

07/10/2010 20:35

Deputeti Erion Brace akuzoi në Kuvend qeverinë për vendime klienteliste. Brace foli për vendimet që lejojnë ndërprerjen e procesit të legalizimit për interesa biznesi privat.

Ai u shpreh se vendimi është marrë vetëm për dy raste, një në Hamallaj dhe një në Porto Romano, ku janë përfshirë biznese pranë familjes së kryeministrit.

“Një ishte projekti i KRRTRSH-së për zonën e Hamallajt, ku kontrata i lejon sipërmarrësit që të prishë ndërtimet pa leje, me një vendim të miratuar nga qeveria për interesa të kryeministrit Berisha. Ndërsa projekti i dytë është projekti i Damir Fazllic, për të ndërtuar në Porto Romano. Edhe këtu përfitohet sërish nga vendimi i qeverisë që banesat të prishen, sepse kështu do kryeministri, që të përfitojnë këta biznesmenë”, deklaroi Brace.

Top Channel