Afganistan, Kabuli dhe Uashingtoni në kontakt me Haqqani

07/10/2010 08:00

Qeveria amerikane dhe ajo afgane kanë pasur kohët e fundit kontakte me rrjetin e rebelëve Haqqani, një prej grupeve më të frikshme të luftës.

Lajmi e ka bërë të ditur Guardian, duke iu referuar burimeve pakistaneze dhe arabe.

Sipas tyre, qeveria e presidentit Hamid Karzai ka marrë pjesë gjatë verës në negociata të drejtpërdrejta me liderët e Haqqani.

SHBA-të, nëpërmjet ndërmjetësve perëndimorë, kanë pasur nga ana e tyre kontakte indirekte me grupin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA