Terrorizmi, nga Pakistani, sulme në Europë

06/10/2010 04:35

Diplomatë të lartë pakistanezë, amerikanë dhe britanikë, bashkë me agjencitë e inteligjencës pohuan lidhjen mes alarmit për atentate me bombë në Europë dhe sulmit me raketë në perëndim të Pakistanit, ku gjetën vdekjen 5 shtetas gjermanë me origjinë turke.

“Aktiviteti i grupeve terroriste në krahinën e Vaziristanit në veri të Pakistanit, gjatë monitorimeve të fundit ka qënë mjaft aktiv në përgatitjen e sulmeve terroriste në Europë”, deklaroi për BBC ambasadori pakistanez në SHBA, Hysen Hiqani.

Megjithatë ambasadori tha se njerëzit nuk duhet të tremben pasi Pakistani po bashkëpunon ngushtë me agjencitë e inteligjencës amerikane e europiane për parandalimin e sulmeve terroriste në SHBA dhe Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA