Terrorizmi, Franca: Kujdes Britaninë
06/10/2010 02:05
Franca i është “kundërpërgjigjur” paralajmërimit të Britanisë ndaj shtetasve të saj për të patur kujdes në udhëtimit për në Francë e Gjermani, me të njëjtën “monedhë”.
Parisi zyrtar nëpërmjet Ministrisë së Jashtme ka këshilluar shtetasit e tij të bëjnë kujdes me udhëtimet në Britaninë e Madhe pasi sipas tyre rrezikshmëria e atentateve terroriste atje, sidomos në transportin publik, mbetet e lartë.
“Autoritetet britanike vërejnë se niveli i kërcënimit terrorist në Britaninë e Madhe mbetet i lartë”, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme franceze.
Top Channel