Tajlandë, shpërthim në Bangkok, 5 viktima

06/10/2010 12:25

10 kg tritol ka shpërthyer sot në Bangkok të Tajlandës ku kanë humbur jetën 5 persona dhe dhjetra të tjerë u plagosën.

Lajmin e bën të ditur shefi i policisë tajlandeze, sipas të cilit, i dyshuari kryesor është banori i pallatit ku ndodhi shpërthimi. Mendohet se ai është një nga drejtuesit e kartë të këmishave të kuqe, në kërkim prej disa muajsh.

Pak kohë më parë, Tajlanda kaloi një situatë kaotike për shkak të protestave masive të mbështetësve të ish presidentit Taksin Shinauatra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA