SHBA i kërkojnë të falur Pakistanit

06/10/2010 19:00

E dërguara e SHBA në Pakistan ka kërkuar falje për sulmin e fundit me helikopterë të forcave të NATO-s, që vrau dy ushtarë pakistanezë në afërsi të kufirit afgan.

Anne Patterson tha se, SHBA i kërkojnë falje Pakistanit dhe familjeve të ushtarëve që mbetën të vrarë dhe të plagosur.

Ndërkohë, nga një hetim i NATO-s rezultoi se helikopterët me të cilët u krye sulmi ishin nisur nga Afganistani për në Pakistan.

Më pas helikopterët e Aleancës hapën zjarr gabimisht ndaj rojeve të kufirit, duke i ngatërruar ata me militantë.

Për shkak të kësaj ngjarjeje autoritetet pakistaneze mbyllën kalimin e Torkhamit, që përdorej për të transportuar karburantin e trupave të NATO-s në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA