“Princi Harry rrëmbehet nga talebanët”

06/10/2010 16:35

Stacioni britanik ‘Channel 4’ do të transmetojë me 21 tetor një dokumentar me titullin “The Taking Of Prince Harry”, që supozon se çfarë do të ndodhte nëse numri tre i linjës trashëgimtare të fronit britanik të rrëmbehej nga talebanët gjatë misionit të tij në Afganistan.

Roli i princit do të luhet nga aktori Sebastian Reid. Pjesa përfshin disa skena në të cilat Harry do t’i nënshtrohet një ekzekutimi të rremë dhe do të detyrohet të shfaqet në një video të shpërndarë nga talebanët dhe Al Kaeda.

Filmi prej 90 minutash bazohet mbi kontributin e ish-pengjeve dhe ekspertëve të shërbimeve sekrete të sigurisë.

Hamish Mykura, përgjegjës i dokumentarëve në ‘Channel 4’, ka deklaruar se ka lajmëruar Buckingham Palace për realizimin e filmit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ata

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA