Pakistan, sulmohen sërish cisternat e NATO-s

06/10/2010 17:15

Persona të armatosur në Pakistan kanë sulmuar sërish cisternat e karburantit të forcave të NATO-s, duke u vënë flakën 20 prej tyre.

Rebelët kishin ngritur një pritë pranë qytetit jug-perëndimor të Kuetës dhe vranë shoferin e një prej cisternave, që bëri rezistencë.

Numri i sulmeve ndaj cisternave është rritur ndjeshëm në javën e fundit, që kur autoritetet pakistaneze mbyllën një prej rrugëve të transportit për në Afganistan.

Kryqëzimi i Torkhamit u mbyll pasi tre ushtarë pakistanezë humbën jetën në një sulm ajror të NATO-s, në kufi me Afganistanin. Islamabadi zyrtar nuk ka deklaruar ende se kur do të rihapet ky kalim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA