Nobeli për Kiminë shkon për 3 shkencëtarë

06/10/2010 14:00

Pas Nobelit të Mjekësisë dhe Fizikës, caktohet edhe fituesi i Nobelit të Kimisë për vitin 2010.

Richard F. Heck, Ei-ichi Negishi dhe Akira Suzuki janë fituesit e cmimit prestigjoz suedez për risitë në ndërtimin e molekulave komplekse.

Amerikanët, Richard Heck 79 vjec, Ei-ichi Negishi 75 vjec nga Purdue University dhe japonezi 70 vjecar Akira Suzuki, nga Universiteti i Kokkaido-s, kanë studiuar gjatë reaksionet kimike shumë komplekse që sot kanë një rëndësi të madhe në industrinë farmaceutike dhe elektronike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA