Nju Jork, shtyhet gjyqi ndaj terroristit

06/10/2010 17:10

Gjyqtari në procesin e parë civil ndaj një të burgosurit të Guantanamos ka vendosur se dëshmitari kyc i qeverisë amerikane nuk mund të dëshmojë.

Gjyqtari ndaloi kështu dëshminë e një personi, i cili sipas zyrtarëve i ka shitur eksploziv të pandehurit Ahmed Khalfan Ghailani.

Ghailani nga ana e tij mohon akuzat se ka ndihmuar Al Kaedën për të vrarë 224 persona në atentatet kundër ambasadave amerikane në Tanzani dhe Kenia.

Gjyqi i tij në Nju Jork duhet të fillonte ditën e sotme, por tani ai mund të shtyhet. Ghailani u ndalua në Pakistan në vitin 2004 dhe u dërgua dy vjet më vonë në burgun famëkeq të Guantanamos, ku avokatët e tij thonë se është torturuar.

Cështja në fjalë shihet si një test ndaj planit të administratës së presidentit Obama për të mbyllur bazën ushtarake në Kubë janarin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA