Ndragheta, ushtria zbret në Kalabri

06/10/2010 13:35

Shtetrrethim në rajonin e Kalabrisë në Itali ku aktualisht vepron organizata më e fuqishme mafioze italiane, Ndragheta.

Ushtria do instalohet në këtë rajon për të ruajtur ndërtesat zyrtare dhe prokurorinë. Vendimi është marrë në përfundim të mbledhjes së komitetit provincial. Në të njëjtën kohë, do të shtohet edhe prania e forcave të policisë.

Prokurori i rajonit Rexhio Kalabria, Giuseppe Pignatone shprehet se nuk bëhet fjalë për një aksion kundër organizatës por për ruajtjen e institucioneve. “Aksioni i shtetit ka pasur sukses si ndaj Ndragheta-s si ndaj shoqërisë”, thekson prokurori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA