Las Vegas, Tony Kurtis përcillet në banesën e fundit

06/10/2010 11:00

Zhvillohet në Las Vegas ceremonia e lamtumirës së aktorit Tony Curtis, i cili ndërroi jetë një javë më parë në moshën 85 vjecare në shtëpinë e tij në Nevada.

I pranishëm në ceremoni ishte guvernatori dhe ish miku i tij, Arnold Schwarzenegger si dhe Jamie Lee Curtis. “Ishte një yll i vërtetë i kinemasë në të gjitha kuptimet e fjalës. Ka dashuruar cdo minutë të jetës së tij”, tha Jill, gruaja e tij 39 vjerare, e gjashta në listën e gjatë të historive të aktorit.

Jamie Lee Curtis e lindur nga martesa e Tony-t me Janet Leigh u shpreh mes lotësh: “Cilado qoftë pyetja, përgjigja është dashuri. Kujtohuni për këtë frazë në kujtim të babait tim”. I lindur në Bronx nga një baba hungarez, emri i vërtetë i aktorit është Bernard Schwartz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA